Sulmuesi i Palmeiras, Endrick Felipe Moreira de Sousa që është vetëm 15 vjeçar ka zgjuar interesim nga shumë klube në Europë që po e përcjellin atë, por është Real Madridi që prin për nënshkrimin e tij
Një video që doli muajve të fundit dhe që tregonte shpërthimin e Endrickut në nvelin e të rinjve, e ku ai ka një rekord të golave të shënuar. Më së fundmi ai shënoi një gol me gërshërë në Copinha, një garë për U20 që mbahet me skuadra të U20 në Sao Paulo.
Pallmeiras e konsideron atë shpresa e të rinjve, i cili shënoi pesë gola në tri ndeshje në Copinha në vetëm 90 minuta lojë dhe po përpiqet që ta mbajë atë, Në fakt, Endrick u tërhoq nga skuadra në ndeshjet për Copinha në mënyrë që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura me skuadrën e parë, për të cilët nuk mund të luajë zyrtarisht deri ai t’i bëjë 16 vjet në korrik.
Palmeiras janë jashtëzakonisht nën presion nga klubet e huaja dhe sponsorët – Endrick tashmë ka një kontratë me Nike – për ta qartësuar të ardhmen e të riut. Sulmuesi ka një klauzolë prej 17 milionë euro në kontratën e tij me akademinë, por asnjë klub jashtë Brazilit nuk mund të nënshkruajë me të derisa ai t’i bëjë 18 vjet.
Lista e skuadrave që e dëshirojnë atë janë: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, dira prej të cilëve kanë bërë kontakte të drejtpërdrejta me Palmeiras dhe kanë mbajtur takime me familjen e lojtarit.
Por, sipas mediave, garës për shërbimet e të riut i prin Real Madridi. /GazetaExpress/


