Ish-trajneri i Romës: Napoli do ta mposhtë Juven

PUBLIKUAR

Zdenek Zeman parashikon që Napoli ta mposhtë Juventusin, sepse të zgjedhurit e Maurizio Sarrit luajnë futbollin që atij i pëlqen.

Lideri i Serie A është mysafir i kampionit në fuqi në fundjavë dhe trajneri çek ka dhënë parashikimet e tij.

“Allegri e di se çfarë duhet të bëjë për të luajtur ndaj Napolit”.

“Kundër një sulmi prej tre lojtarësh, mbrojtja me tre lojtarë zakonisht vuan, por unë po flas nga përvoja personale”.

“Maurizio Sarri? Ai dëshiron ta heqë presionin duke thënë se janë më të dobët, por ai nuk beson në atë që thotë”.

“Parashikimi? Do të thosha Napoli, sepse luajnë futbollin tim, me mentalitetin tim”, ka deklaruar trajneri i Luganos. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...