Liderët s’e zgjidhin krizën

PUBLIKUAR

Në takimin e ftuar nga presidentja, Atifete Jahjaga, liderët e partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ramush Haradinaj ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, përderisa kreu i partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi, deklaroi se lideri i AAK-së në takim as që i ka përmendur dy kauzat e opozitës: Asociacionin dhe Demarkacionin.

Takimi i liderëve të partive politike, i thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Përpos drejtuesve të partive në koalicionin qeverisës, ftesës për këtë takim të hënën (dje) i është përgjigjur edhe lideri i partisë opozitare (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kriza politike në vend mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, drejtuesit e partive në koalicionin qeverisës i kujtuan Haradinajt se zgjedhjet mbahen sipas afatit të rregullt, në vitin 2018.

Në takimin e ftuar nga presidentja nuk kanë marrë pjesë drejtuesit e dy partive tjera opozitare, Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje” e as Fatmir Limaj nga “Nisma për Kosovën”.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...