Watford shkarkon Ranierin pas tre muajve

PUBLIKUAR

Klubi ka fituar vetëm dy ndeshje prej që italiani mori drejtimin e tyre në tetor dhe është në vendin e 19 në Premier Ligë

Claudio Ranieri është shkarkuar nga Watfordi pasi vetëm tre muaj drejtimi të skuadrës së Premier Ligës.

Ranieri kishet kontratë dy vjeçare kur ishte emëruar menaxher i Watfordit në tetor, të cilët ishin në vendin e 15 në tabelë në atë kohë.

Mirëpo, Watford ka fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet që i ka drejtuar trajneri italian. Ata janë në vendin e parafundit në Premier Ligë dhe janë eliminuar nga FA Cup në rrethin e tretë nga Leicester me rezultat 4-1.

“Watfordi konfirmon shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri”, thuhet në deklaratën e klubit të bërë në ueb-faqe.

“Bordi i Hornets njeh vlerat e Cladios si një njeri me integritet, i cili gjithmonë do të jetë i respektuar në Vicarage Road, për përpjekjet e tij që skuadra të luajë me dinjitet”.

“Megjithatë, bordi beson që, me afër gjysmën e sezonit të mbetur në Premier Ligë, ndërrimi i trajnerit tani me një trajner të ri për të punuar me një skuadër të talentuar është i nevojshëm me synimin tonë që të mbesim në Premier Ligë”.

Hornert, janë nën një ecuri prej nëntë ndeshjesh pa fitore që prej se fituan 4-1 kundër Manchester United në nëntor, tani do të kërkojnë një trajner të ri për pjesën tjetër të sezonit.

Ata do të luajnë më 5 shkurt kundër Burnleyt që janë në fund të tabelës. Skuadra nga Vicarage Road ka dy pikë më pak se kundërshtari i tyre i radhës. /GazetaExpres/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...