Claudio Ranieri ka treguar arsyet e mos transferimit të Eder te Leicester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tekniku italian gjithashtu foli edhe për garën drejt titullit, ku tha se Napoli dhe Juventusi janë favoritë.
“Përse nuk kanë ardhur Niang ose Eder? Eder ka preferuar kampionatin italian, kishte dyshime në ambientimin. Dhe kështu kemi vendosur të tërhiqemi”.
“Scudetto? Juventusi është favorit, edhe Napoli është një ide. I urojë fat të dyjave, të shtunën do të jetë një ndeshje e bukur’, ka thënë Ranieri.
Aktualisht Leicesteri është në vendin e parë në Ligën Premier. /Telegrafi/


