Ahmeti: Ja çfarë e favorizon dhe e pengon Thaçin në garën për president

PUBLIKUAR

Analisti politik, Arben Ahmeti, analisti politik, thotë se Thaçi është president i duhur për dialogun Kosovë-Serbi, kur ky të bëhet në nivel presidentësh. Ndërsa, mendon se ajo që e pengon është faza e dytë e dialogut, i cili po zhvillohet në nivel kryeministrash dhe ministrash, e q ka të bëjë me jetën e komunitetit serb. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij.

“Thaçi do të ishte presidenti i mbështetur dhe i kërkuar nga miqtë ndërkombëtarë dikur kah qershori i vitit te ardhshëm. Pasi qe Serbia t`i mbajë zgjedhjet presidenciale në maj 2017 dhe atje të vije një president më normal, planifikohet që dialogu mes dy vendeve të kalojë në fazën e tretë të tij dhe të mbahet mes presidentëve.

Faza e tretë e dialogut do të çojë deri tek traktati i paqes dhe Thaçi është presidenti i duhur për këtë. Ka qenë udhëheqës i UÇK-së, ka negociuar Rambujenë, Ahtisaarin, ka deklaruar pavarësinë dhe vendosja edhe e paqes me Serbinë do te ishte kulmi i një karriere për t`u marrë lakmi.

Marrë parasysh aftësinë që të menaxhojë pakënaqësitë e brendshme, secili ndërmjetës e do Thaçin në atë tavolinë dhe në atë cilësi, por për të arritur deri tek dialogu i tretë, duhet të mbyllen të gjitha çështjet e këtij të dytit.

Në dialogun e dytë ka edhe shumë aranzhime, të paktën edhe katër sosh që kanë të bëjnë me aranzhimin e jetës së komunitetit serb në Kosovë, si etnitet autonom, aranzhime që nga shumica shqiptare përjetohen si kompromise të dhimbshme dhe që e prishin shtetin.

Isa Mustafa është kryeministri i padëshiruar, sepse ka dëshmuar që nuk di se si t`i menaxhojë pakënaqësitë ndaj këtyre aranzhimeve. Jabllanoviq dhe Asociacioni janë dëshmi për këtë. Ky dështim edhe e zbeh rrugën e Thaçit drejt Presidencës, derisa Mustafa mbetet kryeministër.

Momentalisht po kërkohet kryeministër kredibil që do të mund ta përfundonte dialogun e dytë dhe president me besueshmëri që do te mund ta niste dialogun e tretë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...