Limaj kundër takimit te Presidentja: Tavolina nuk e kthen legjitimitetin e koalicionit

PUBLIKUAR

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, përsëriti se përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

“Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthejë përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptojë këtë, aq më shpejt vendi do të dalë nga kriza aktuale. Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetëve dhe protestuesve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hedhen, e të fillojmë të bëhemi sikur s’ka ndodh asgjë. Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e Kushtetutës”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...