LB është kundër Asociacionit, e edhe kundër sjelljes së Opozitës!

PUBLIKUAR

Lëvizja për Bashkim, përkundër faktit se është kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe mënyrës se si është menaxhuar procesi i demarkacionit me Malin e Zi, e konsideron të papranueshme sjelljen e tri partive opozitare. Madje, konsideron se këto parti i kanë keqpërdorur këto kauza të drejta për qëllime pushteti, thuhet në një kumtesë të LB-së.

“Lëvizja për Bashkim, zgjedhjet e reja nuk i sheh si zgjidhje për dy arsye. Së pari, për shkak se partitë që po pretendojnë se mund të ofrojnë qeverisje të mirë nuk e kanë dëshmuar këtë në asnjë rast deri më sot, dhe së dyti, për shkak se me një qasje të tillë, zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë asgjë tjetër përveç një ngërçi të ri. Kosova që nga zgjedhjet e fundit nuk është liruar nga ngërçi politik i cili ka shkaktuar dëme të mëdha si në aspektin e brendshëm politik e ekonomik, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. Krijimi i një ngërçi të ri, të cilin do ta prodhonin zgjedhjet e reja, do të ishte me pasoja shumë të rënda për vendin, gjë që në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë të ndodhë.

Përfundimisht, Lëvizja për Bashkim, duke përsëritur faktin se gjendja aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes së papërgjegjshme të katër subjekteve politike në Kosovë (PDK, LDK, LVV dhe AAK) në lidhje me bisedimet me Serbinë, konsideron se zgjidhjen për problemet aktuale nuk e sjellin zgjedhjet por vullneti i palëve për ta arritur atë. Akuzat ndaj njëri-tjetrit janë vetëm tentim për shfajësim të vetes e rrjedhimisht e largojnë zgjidhjen. LB e mbështetë iniciativën e Presidentes së Kosovës për dialog si dhe e vlerëson pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në të, por, megjithatë, beson se situata tejkalohet jo vetëm duke trajtuar çështjet aktuale, por mbi të gjitha duke trajtuar të gjitha problemet që Kosova i bartë që nga shpallja e pavarësisë, e që kanë të bëjnë me jofunksionalitetin e shtetit. Andaj, i ftojmë të gjithë faktorët politik që të ulemi në dialog, t’i trajtojmë çështjet me seriozitetin që kërkon situata dhe të dalim me një platformë të qartë politike për mbrojtjen e interesave kombëtare” (sic.), thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Bashkim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...