Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të kufizojnë kontaktet me të tjerët

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për të frenuar valën e re të infektimeve me COVID-19, kufizimet e kontaktit janë të nevojshme, raporton Gazeta Express.

Nga MSH kanë thënë se ata që kanë më pak kontakte ulin rrezikun e infektimit të vetes dhe të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozën përforcuese.

Njoftimi i plotë:

Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.

Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët.

Vaksinohu dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Merrni dozën përforcuese!

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...