Fëmijët nga Kosova përkrahin kombëtaren e Serbisë në tenis (Foto)

PUBLIKUAR

Fëmijët nga Leposaviqit i Kosovës kanë udhëtuar për në qytetin serb Kralevë, për ta përkrahur kombëtaren e Serbisë në tenis, në ndeshjen për Kampionatin Botëror (Fed Cup), ku Serbia ndeshej me Spanjën.

Përkundër se Serbia u mposht si vendëse nga Spanja në raundin e parë të Grupit B, pasi që Jelena Jankovic u mposht nga Garbine Muguruza në sete 6-3, 6-4, fëmijët thanë se janë ndjerë shumë të lumtur që kanë mundur ta mbështesin ekipin kombëtar të Serbisë.

Ata kanë thënë se në Kosovë nuk e kanë mundësinë të përcjellin diçka të ngjashme, njofton Klan Kosova.

Kurse shefi i rrethit administrativ në Kralevë, Nebojsha Simovic, pohoi se asnjë nga fëmijët e Leposaviqit nuk ka pasur mundësi të përjetojnë një spektakël të tillë sportive dhe se kjo ishte një motiv shtesë për organizatorët.

“Kosova nuk është një vend ku ju mund të organizoni ngjarje të tilla. Herën e fundit kemi sjellë fëmijët nga fshatrat dhe herën tjetër fëmijët nga rajonet e tjera që për arsye financiare në komunitetet e tyre nuk mund të shohin këto ngjarje”, tha Simovic.

Ndërsa anëtar i Këshillit komunal, Stevan Petronijevic, tha se nga Leposaviqi në Kralevë kanë qenë 74 fëmijë dhe se është mirënjohës për ata që bënë të mundur këtë udhëtim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...