Kessie refuzoi Tottenhamin, pavarësisht se Milan arriti marrëveshje me ta

PUBLIKUAR

Milan ishte pajtuar për ta shitur Franck Kessie në Tottenham, por mesfushori i Bregut të Fildishtë ka refuzuar kalimin të skuadra angleze

Kontrata e mesfushorit 25 vjeçar skadon në fund të këtij sezoni dhe rinovimi më të nuk duket i mundshëm, me lojtarin që ka kërkuar pagë që menaxhmenti i klubit e konsideron shumë të lart. Ai ka qenë njëri prej më të mirëve në skuadrën e Stefano Piolit këtë sezon.

Siç raporton Calciomercato, Tottenhami dhe Milan janë në bisedime që disa ditë dhe një marrëveshje ishte arritur për transferimin e Kessiet të skuadra angleze, por lojtari i ka ndërprerë bisedimet pasi që nuk dëshiron që të largohet në Angli.

Kessie dëshiron që të jetë pjesë e Kuqezinjve për ndjekje të titullit këtë sezon dhe ai preferon që të rrijë deri në fund të kontratës së tij me klubin nga Milano. Ai po ashtu është duke punuar shumë me Bregun e Fildishtë për ta fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, kështu që nuk dëshiron që të shpërqendrohet nga lajmet për transferin e tij. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...