KQZ pezullon 14 parti politike – ja cilat janë ato! (Foto)

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, znj. Valdete Daka, në pikën e parë të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e katërmbëdhjetë (14) partive politike.

Sipas KQZ-së, këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

“Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve vjetore ka qenë 31 janari i vitit 2016”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, lista e partive politike të pezulluara është si në vijim:

KQZ bën të ditur se në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...