Australian Open: Nadal i pandalshëm, Zverev trondit duke u eliminuar nga Shapovalov

PUBLIKUAR

Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pasi e mundi bindshëm Adrian Mannarinon, duke e vazhduar kërkim për titullin e 21-të rekord në grand slam.

Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, e fitoi setin e parë në një tie-break epik që zgjati plot 28 minuta dhe në të cilin iu deshën shtatë set poena, raporton Gazeta Express.

Mannarino vuajti nga një lëndim pas setit të parë dhe Nadal fitoi 7-6 (16-14) 6-2 6-2.

Nadali do të ballafaqohet me Denis Shapovalov në çerekfinale, kanadezin i cili e tronditi tenistin numër tre në botë, Alexander Zverev.

Shapovalov e arriti çerekfinalen me një fitore mbresëlënëse 6-3 7-6 (7-5) 6-3 ndaj tenistit gjerman.

Eliminimi i Zverevit nënkupton se Nadali tani ngel tenisti i renditur më së larti në këtë turne. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...