Përsërit Mustafa: Nuk na duhet dhuna në institucione

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me kabinetin qeveritar i ka pritur në një takim kryetarët e komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar për vitin fiskal 2016 dhe obligimet e qeverisjes lokale.

Në takim Mustafa ka thënë se po punojnë që ta realizojnë planin qeverisës 2016, derisa ka shtuar se gjatë një takimi me presidenten e vendit, të hënën, kanë shprehur gatishmërinë e plotë për realizimin e synimeve euroatlantike.

Sipas, Mustafës në takim u fol edhe për tejkalimin e situatës në të cilën Kosova gjendet tash e disa muaj.

“E shprehëm gatishmërinë e plotë që përmes dialogut, sidomos në Kuvendin e Republikës së Kosovës të gjejmë gatishmërinë tonë të përbashkët edhe të opozitës dhe të pozitës për realizimin e synimeve tona të përbashkëta që janë në interesin e vendit, në interesin e partneritetit evropian dhe euroatlantik. Këto janë çështje madhore të vendit për të cilat na nevojitet një konsensus me punë të përbashkët”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, ai tha se: “Ne konsiderojmë që dhuna nuk është zgjidhje e problemeve të qytetarëve as problemeve politike. Ajo dëmton vendin duke na dëmtuar politikisht dhe na pamundëson që ne të realizojmë shumë nga obligimet tona zhvillimore, sidomos sa i përket stabilitetit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Prandaj ftoj që bashkërisht të punojmë në të mirë të Republikës së Kosovës të krijojmë kushte normale dhe besim të qytetarëve tanë dhe besim të partnereve tanë që të investojmë në Kosovë dhe ta zhvillojmë vendin ashtu siç e meritojnë qytetarët – e siç e meriton Kosova”, shtoi kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...