Rusia e Ukraina buzë konfliktit, Presidentja Osmani bën të ditur pozicionin e Kosovës

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka treguar se cili është pozicioni i Kosovës rreth konfliktit që mund të ndodhë në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Kosova tashmë ka bërë të qartë se qëndron me Ukrainën, kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.

“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në twitter.

Ukraina ka qenë pjesë Bashkimit Sovjetik deri më 1991 kur edhe u shpërbë shteti në të cilin ndodhi Revolucioni i Kuq i Tetorit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë një popull, ndërsa liderët e shtetit të Ukrainës, sipas Putinit, po drejtojnë një projekt “anti-rus”.

Këto dy shtete kanë pasur konflikt edhe më herët. Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë – Krahinë e Ukrainës deri në atë kohë.

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, lidhur me konfliktin që mund të ndodhë së shpejti – sipas situatës aktuale – ka thënë se nëse Rusia e sulmon Ukrainën do të ketë sanksione të mëdha, megjithatë ka bërë me dije se SHBA nuk do të përfshihet ushtarakisht në këtë konflikt.

Aleanca Veriatlantike – NATO, muajt e fundit në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që të parandalohet konflikti i armatosur. Megjithatë edhe pas bisedimeve të gjatë, negociatat për paqe kanë dështuar.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...