Veseli përgëzon takimin e Jahjagës me liderët

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend.
“E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar”, ka vlerësuar Veseli.

Sipas tij, dialogu institucional është rruga e vetme e ecjes përpara të vendit tonë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë nga të zgjedhurit e tyre”, ka përfunduar Veseli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...