Sërish rekord i rasteve me COVID-19, publikohet raporti

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 3 mijë e 306 raste të reja me COVID-19. Ky është rekord i rasteve që nga fillimi i pandemisë, raporton Express.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas rreth 12 mijë testimeve.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar në 24 orët e fundit, derisa janë shëruar 357 pacientë.

Në total, numri i rasteve aktive është 15 mijë e 245.

“Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...