Përkushtimi i Klopp, menjëherë pas operacionit largohet nga spitali për t’u kthyer në punë

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp i është kthyer punës te Liverpooli shumë më herët sa që është pritur.

Trajneri gjerman është dërguar me urgjencë në spital të shtunën, pasi vuante nga apendiciti akut dhe më pas iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e apendiksit (zorrës qorre).

Ai është pritur që të mungojë në ditët e ardhshme për t’u shëruar, mirëpo kështu nuk ka ndodhur.

Sipas Daily Mirror, Klopp është larguar me vetkërkesë nga spitali për të qenë me skuadrën para ndeshjes së Kupës FA kundër West Hamit.

Mjekët e klubit nuk janë shprehur të kënaqur me këtë vendim të trajnerit, por ai dëshiron që të jetë menjëherë pranë skuadrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...