Anton Berisha komenton vonesën e Hashim Thaçit në takim te Presidentja

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka komentuar rreth vonesës së kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga.

Takimi ishte thirrur nga presidentja Jahjaga dhe kishte për qëllim diskutimin rreth zgjidhjes së krizës politike.

E vonesa e Hashim Thaçit në këtë takim, sipas Anton Berishës ka të bëjë me porosinë e Thaçit ndaj të tjerëve.

“Vonimi i qëllimshëm ka të bëjë me porosinë e Thaçit ndaj të tjerëve, se rregullat i vë ai. Në një shtet çfarë ai është duke udhëhequr kjo edhe mund të kuptohet si sjellje normale. Por, e keqja është se një “kulturë” e tillë është tregues se Kosova nuk është shtet normal”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...

Pacolli: Deri tani janë rrënuar 17 objekte/vila përreth liqenit të Ujmanit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri...