Kufizime edhe në burgje, këto janë masat që hyjnë sot në fuqi

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë disa masa kufizuese në burgje, pas rritjes së rasteve me Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të SHKK-së, do ndalohen vizitat familjare, vikendet për të burgosurit dhe vizitat në lokalet e veçanta.

 

Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve; Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese; Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta”, njoftoi SHKK-ja.

Ndërkaq, për të burgosurit janë dhënë udhëzime për të zëvendësuar veprimet që u ndalohen.

Atyre do t’u lejohet aplikimi i sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni: “Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe; Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”.

“Nga këto masa përjashtohen: Institucioni i Avokatit të Popullit; Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim”, thuhet më tej në njoftim.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...