Ky është propozimi që Thaçi ia ka bërë Haradinajt (Video)

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa tek Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se shqetësimi i Haradinajt ka qenë vetëm caktimi i agjendës elektorale dhe marrja e pushtetit.

“Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim Asociacionin dhe Demarkacionin, por kishte shqetësim tjetër, atë të marrjes së pushtetit dhe caktimin e agjendës elektorale”.

Megjithatë Thaçi ka treguar se i kanë bërë një propozim Haradinajt.

“Kemi propozuar që Aleanca të merr pjesë në shkruarjen e statutit të Asociacionit dhe në komision për Demarkacionin”.

“Haradinaj ka heshtur, por nuk e di si do të reflektojë tutje” ka potencuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...