Opozita mbledh 40 nënshkrime, pritet seancë e jashtëzakonshme të hënën e javës tjetër

PUBLIKUAR

Partitë opozitare pritet që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për të hënën e javës që po vjen, ku pritet të kundërshtojnë ndryshimin e tarifave dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka arritur që të grumbullojë 40 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance e cila pritet që të thirret për të hënën në orën 12:00.

 

Mbajtja e kësaj seance vjen si një përpjekje tjetër e opozitës për të kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të rrymës.

Partitë opozitare në vazhdimësi kanë kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike. Janë paralajmëruar edhe protesta, derisa një e tillë pritet të mbahet nesër nga PSD-ja.

Protesta ka paralajmëruar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, megjithatë ende s’ka ndonjë njoftim konkret lidhur me këtë paralajmërim.

Edhe në debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat plotë përplasje, me opozitën që kundërshton rritjen e çminit të rrymës dhe me Qeverinë që arsyeton veprime dhe vendimet lidhur me krizën energjetike ku gjendet vendi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...