Rama kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes, e quan njeriu i madh i historisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.

Rama thotë se Rugova ka qenë udhëheqësi më i veçantë ndër liderët më të shquar të historisë së shqiptarëve dhe presidenti i parë i Kosovës së pavarur.

 

Rama thotë se pavarësisht viteve që kalojnë, kujtesa për veprën e Rugovës vetëm sa shkon e rritet në kujtesën kombëtare të shqiptarëve.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Edi Rama./Express/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...