Zidane: Krenar për ekipin tim, gati për Romën

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka analizuar shkurtimisht fitoren kundër Granadas.

Tekniku francez është ndarë i kënaqur nga paraqitje e lojtarëve të tij duke thënë se ata nuk u dorëzuan deri në fund.

“Jam shumë krenar për ekipin tim, kemi luftuar për fitore deri në fund dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

“Ne jemi Real Madridi dhe gjithmonë duam të fitojmë, por Granada ishte një kundërshtar i denjë”.

“Modric? Ai ka shënuar një gol të bukur, i cili na dha tri pikë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”.

“Roma? Jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve, jemi mësuar me këto ndeshje”, ka thënë Zidane për Marca. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...