USAID: Ligji për Gjykatën Komerciale do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj

PUBLIKUAR

Misioni i USAID në Kosovë ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale nga Kuvendi i Kosovës, të cilin e kanë mbështetur ata gjatë procesit.

Përmes një deklarate në Facebook, nga USAID kanë deklaruar se ky Ligj do të përmirësoj besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj.

“Urime Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale me votë unanime! Miratimi i tij i shumëpritur, ligji themelon një gjykatë speciale për trajtimin e mosmarrëveshjeve të biznesit dhe do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj në të bërit biznes në Kosovë. Aktiviteti ynë #CommercialJustice mbështeti Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e ligjit përmes një procesi shumë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës që përfshinte gjyqësorin, ekspertë të ligjit tregtar, praktikues, akademikë dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile”, thuhet në  publikimin e tyre.

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...