Pas ndeshjes kundër Manchester Unitedit, kapiteni i Chelseat, John Terry, ka folur për të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit.
Mbrojtësi anglez ka thënë se ai do të dëshironte të qëndrojë, por tani nuk është koha që të flasë me Blutë për të ardhmen e tij.
“Është një kohë e vështirë. Klubi ka gjëra më të rëndësishme për të menduar, ende nuk kemi biseduar”.
“E kam thënë më parë dhe isha shumë i qartë. Kam kërkuar për të qëndruar, asgjë nuk ka ndryshuar nga këndvështrimi im”, ka thënë Terry.
Ndryshe, Chelsea barazoi në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Djajve të Kuq, falë golit të Diego Costas. /Telegrafi/


