BE nuk tregon koston e rivitalizimit të Urës së Ibrit (Video)

PUBLIKUAR

Kompanitë e interesuara për të punuar në projektin e rivitalizimit të Urës së Ibrit kanë pasur afat deri më 18 janar për të aplikuar për realizmin e këtij projekti.

Por, sa kompani kanë aplikuar deri në këtë datë, nuk japin detaje në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Madje, nuk dëshirojë që të flasin as rreth kostos së projektit.

Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, kompania që do të merret me këtë çështje mund të jetë nga cilido vend i rajonit, ngase projekti do të realizohet me mjete të dedikuara nga Asistenca e Para Anëtarësimit.

“Procesi i selektimit të kompanive është një proces i cili po vazhdon dhe i cili merr dy deri në katër javë. Nuk mund ta bëjë të ditur vlerësimin e kostos së projektit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë përmes postës elektronike. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...