Trajneri gjerman: “E kam refuzuar Kosovën”

PUBLIKUAR

hristoph Daum i ka thënë JO Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri gjerman, në një intervistë për “pfalz-echo.de”.

“Së fundmi kam marrë një kërkesë nga Kosova për tu bërë trajner i kombëtares. Gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë refuzova”, tha 68-vjeçari.

“Jam i vetëdijshëm që me njohuritë dhe përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur. Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”.

Ai në njëfarë mënyre konfirmoi se pasi ka menaxhuar shumë klube si Fenerbahce, Bayer Leverkusen e shumë të tjera, nuk është i interesuar të bëjë të njëjtën gjë, por ja që as oferta e Kosovës nuk e bindi që të provojë dicka më ndryshe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...