Roma po gjen stabilitet (Video)

PUBLIKUAR

Roma e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A duke e mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, Giallorossët ishin skuadra më e mirë që nga fillimi.

Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa realizues ishte Alessandro Florenzi me kokë (45’+1).

Në minutat e para të gjysmës së dytë, epërsia e nikoqirëve u dyfishua me një supergol nga transferi i ri, Diego Perotti (50’).

Miralem Pjanic shënoi një autogol (57’), për t’i bërë më interesante minutat e mbetura.

Edhe pse vendasit bënë presion të vazhdueshëm deri në fund, nuk ia dolën të shënojnë gol tjetër. Ndërkaq, për pak sa nuk u befasuan kah fundi i ndeshjes nga Antonio Cassano dhe bashkëlojtarët e tij. Mattia Cassani madje e goditi shtyllën.

Roma pozicionohet në vend të pestë në tabelë me një pikë prapa Interit që është i katërti. Lideri Napoli është 12 pikë larg. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...