Dogana konfiskon barna të kontrabanduara në barnatore në Prishtinë

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion për identifikimin e kontrabandës, me ç’rast në dy barnatore të të njëjtit pronar në lokacione të ndryshme në Prishtinë (Vranjevc e Breg të Diellit) kanë konfiskuar qindra barna që llogariten të kontrabanduara.

Shumica e tyre ishin pa banderola, ndërsa kishte edhe të atillë me banderola të shteteve të huaja si nga  Turqia e Serbia, dhe barna me afat të skaduar.

Vlera e tyre konsiderohet mijëra euro, ndërsa sasia nuk dihet meqë akoma janë duke u numëruar e klasifikuar.

Pronari i barnatores në fjalë është shoqëruar në Doganën e Kosovës dhe me të do të merret prokuroria.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...