Me saktësi të snajperit: Shikoni se si rusët bombardojnë caqet në Siri (Video)

PUBLIKUAR

Aeroplanët rusë Su-34 mund të bombardojnë objektivat me saktësi të madhe, gati si të snajperit.

Televizioni i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, njoftoi se gjithçka është e mundur fal satelitëve. Në videon që u publikua nga ta thuhet bombat koordinatat i marrin nga satelitët mbi Siri, me saktësi prej 5-6 metra e nga lartësia prej pesë kilometrave. Kjo saktësi thuhet se arrihet madje me bombat e rënda 500 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Problemi mund të ndodh gjatë fluturimit të ultë, sepse bombarduesi mund të shkatërrohet nga bombat e saj. Ndaj, në këto raste përdoren bombat me një lloj “frenuesi” që e shtyjnë sulmin derisa fluturakja të largohet. Kjo ndodh me bombat me 250 dhe 270 kilogramë që kanë parashuta metalike. E, me këtë teknologji, thonë rusët, mundësohet që të godasin caqet nga lartësia deri 200 metra.

Ndryshe, këto bombardime po i sjellin fitore Ushtrisë së Bashar al-Assadit. Si përgjigje ndaj humbjeve, fraksionet e afërta me Ushtrinë e Lirë Siriane kanë vendosur të bashkohen. Sipas tyre, ata po bombardohen nga rusët më shumë se nga ISIS-it, të cilët po vrasin edhe civilët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...