Kur më 9 prill 1940 luftanijet gjermane arritën të anashkalojnë minat që britanikët i vendosën në ujërat norvegjeze, gjermanët pa rezistencë të madhe pushtuan Norvegjinë.
Puna u bë edhe më lehtë pasi autoritetet lokale marrin urdhrin që të mundësohet zbarkimi pa problem i trupave gjermane. Urdhrin e dha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Vidkun Quisling, që ishte lider i Unionit Kombëtar – parti profashiste e afërt me nacionalsocialistët gjermanë të Adolf Hitlerit.
Disa orë më vonë, gjermanët nga Oslo kërkuan dorëzimin pa kushte të Qeverisë norvegjeze, gjë e cila refuzohet. Atëherë nis pushtimi me parashutistë. Edhe në këtë ndërmarrje ata ndihmohen nga Qusilingu, transmeton Telegrafi.
Posa u krye pushtimi, Norvegjia kapitulloi, ndërsa Quislingu shfrytëzoi rastin dhe e shpalli veten kryeministër e partinë e tij si të vetmen në shtet. Megjithatë, Gjermania e Hitlerit nuk e pranoi zyrtarisht për kryeministër, deri më 2 shkurt 1942, pasi shpresonin që atë post ta merrte mbreti Haakon i II-të i cili refuzonte me çdo kusht.
Duke u bërë kryeministër zyrtar i një Qeverie marionetë nën ndikimin e Hitlerit, Qusilingu i kishte duart e lira të bënte terror në vend, duke dërguar edhe mijëra hebrenj në kampet e përqendrimit.
Quislingu i urryer që nga vendasit quhej “Hitleri i Norvegjisë”, në pushtet ishte deri në kapitullimin e Gjermanisë naziste. Aleatët e zunë atë në maj të vitit 1945, ndërsa u akuzua për tradhti dhe u dënua me vdekje – me pushkatim.
Dënimi është kryer më 24 tetor 1945, ndërsa emri i tij u bë i urryer kudo në botë e nisi të jetë sinonim i tradhtarit të brendshëm që bashkëpunon me armikun në dëm të popullit.
Më poshtë mund ta shihni shpalljen e vendimit për pushkatim e kuislingut Quisling. /Telegrafi/


