Haradinaj: Presidentja e denoncoi Gjergj Dedajn, duhet ta denoncojë Albin Kurtin

PUBLIKUAR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për paralajmërimin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Haradinaj në dpt të T7 i është drejtuar presidentes Osmani duke i thënë që ta denoncojë kryeministrin Kurti për humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës brenda muajit.

Ai tha se është marre që presidentja Osmani e ka denoncuar ish-ambasadorin Gjergj Dedaj.

“Hajde denoncoje Albin Kurtin sot se ia shkaktojë Kosovë mbi 100 milionë euro humbje brenda muajit e qiti n dy gunj këtë vend. Është ka don me e shti dorën në xhep të çdo qytetari. Presidentja e Kosovës, që është marre, e denoncoi Gjergj Dedën. Oj presidente, denoncoje kryeministrin tënd, që ta shkatërrojë vendin, që t’e harxhoi dhjetëra milionë për energjinë në veri. Tash prapë po e rritë cmimin. Këtu dikush është ka pasurohet fort, le ta gjen Prokuroria”, ka thënë Haradinaj./Express/

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...