Manchester Unitedi dhe Chelsea janë ndarë me barazimin 1-1 në kryendeshjen e xhiros së 25-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq ishin më të mirë në këtë takim, por edhe vendasit rrezikonin vazhdimisht.
Pjesa e parë ishte pa gola, por më shumë raste, posaçërisht nga mysafirët të cilët rrezikuan me Anthony Martial, por portieri belg, Thibaut Courtois, me pritet e tij fantastike arriti të mbaj portën e paprekur në 45 minutat e parë.
Në minutën e 53-të anësori anglez, Jesse Lingard, i dha epërsinë Unitedit me një gol të bukur.
Në minutat në vazhdim londinezët rrezikuan me anë të Branislav Ivanovic dhe Cesc Fabregas, por David de Gea arriti të mbajë portën e paprekur.

Por, në minutat shtesë të ndeshjes në skenë doli sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili barazoi rezultatin.
Pas këtij barazimi Unitedi vazhdon të qëndrojnë në pozitën e pestë me 41 pikë, gjashtë më pak se City dhe dymbëdhjetë se lideri, Leicester City. Ndërsa Chelsea në vendin e 13 me 30 pikë.
Hera e fundit që Manchester Unitedi kishte fituar në Stamford Bridge ishte më 28 tetor 2012.
Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është kundër Sunderlandit, ndërsa Chelsea pret në shtëpi Newcastlen. /Telegrafi/


