Te presidentja, me dyer të mbyllura

PUBLIKUAR

Takimi i ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, do të fillojë nesër, në ora 9:00.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thuhet në agjendën e dërguar nga Presidenca, për datën 8 shkurt.

Deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Isa Mustafa, përfaqësues i LDK-së, Hashim Thaçi nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Sipas agjendës së dërguar, mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, që tregon se vazhdimi do të jetë me dyer të mbyllura. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...