Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një intervistë që ka dhënë më 1992.
“Intervistë imja e hershme si student prorektor (gazeta “Bujku”, 7 qershor 1992), që më rikujtoi përpjekjet për mbajtjen gjallë të arsimit kosovar. Respekt për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar Thaçi.
Në nëntitull të kësaj interviste të postuar si faksimil, duke cituar Thaçin, thuhet: “Universiteti duhet të jetë i hapur për të gjithë, por kriter themelor me rastin e regjistrimit të studentëve duhet të jetë dija, meqë s’kemi nevojë për fabrikimin e kuadrove të dështuara”! /Telegrafi/


