Çaushi: Takimi me Jahjagën, i gabueshëm për opozitën – i dëmshëm për Kosovën

PUBLIKUAR

Pas vendimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se takimi me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar.

Çaushi ka shkruar në rrjetin social Facebook se Jahjaga vazhdimisht ia mban anën regjimit të Thaçit e Mustafës, prandaj ftesa e saj, në fakt, është ftesë e Qeverisë.

“Takimi te Presidentja është takim kundër protestës gjithëpopullore të 17 shkurtit 2016. Zgjidhja është në shesh me qytetarët, jo në zyra të mbyllura me krerët e qeverisë kuislinge.

Për dallim edhe nga Amnesty International, Presidentja Jahjaga nuk e tha asnjë fjalë kundër arrestimit të gati gjysmës së deputetëve të opozitës dhe kundër ndërhyrjes brutale të Policisë Speciale të Kosovës në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 28 Nëntor 2015. Asnjë fjalë asnjëherë nuk e tha për peticionin e 205 mijë qytetarëve. Për më tepër edhe aktgykimin e Gjykatës Kushtetuese ku vetë e ka nxitur procesin, nuk e përfilli kurrë. Ajo vazhdimisht ia mban anën regjimit të Thaçit e Mustafës, prandaj ftesa e saj, në fakt, është ftesë e qeverisë.

Ky takim me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar. Prandaj, ky takim është i gabueshëm për opozitën dhe i dëmshëm për Kosovën.

Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta, për t’iu ndihmuar ambicieve të tyre (Thaçi që do të bëhet me çdo kusht President e Mustafa të mbetet me çdo kusht kryeministër). Takimet me ta janë afrim e bashkim me qeverisjen e tyre. Janë në kundërshtim të plotë me tërë atë që është ndërtuar deri tash me protestën e qytetarëve, aktivistëve e deputetëve, protestë kjo e cila e ka dëshmuar qartë se interesat e regjimit në njërën anë dhe ato të Republikës e të qytetarëve në anën tjetër, janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

Meqë nuk kemi shkuar te Presidentja para tri javëve kur na thirri vetëm neve tri subjekteve opozitare, pse do të shkonim tek ajo tash kur është bashkë me Mustafën e Thaçin?!

Ne duhet të punojmë me qytetarët në mbrojtje të Republikës. Protesta gjithëpopullore e 17 shkurtit do të jetë edhe më e fuqishme”, ka shkruar Çaushi.

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...