Gruevski mohon se ndaj Greqisë ushqehen ndjenja irredentizmi

PUBLIKUAR

sh kryeministri Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën greke “To Vima” ka mohuar se ndaj Greqisë ushqehen ndjenja irredentizmi, njofton Alsat M.

Sipas gazetës, kjo është intervista e parë e ish kryeministrit Gruevski pas 10 vitesh në pushtet. Gruevski ka folur për çështjen e emrit dhe linjat e kuqe të Maqedonisë ndërkohë që është distancuar plotësisht nga pretendimet në Greqi, se me emrin dhe projektin “Shkupi 2014”, përmendoren e Aleksandrit të Madh etj, bartet edhe ideja për pretendime territoriale.

“Firmos me të dyja duart se nuk ushqejmë pretendime territoriale kundër Greqisë” – citohet të ketë thënë Gruevski për gazetën “To Vima”.

“Nuk ushqejmë ndjenja irredentiste. Në dëshirojmë zgjidhjen e emrit” ka thënë Gruevski, duke e cilësuar çështjen si irracionale. Megjithatë, Gruevski ka përsëritur linjat e kuqe se Maqedonia nuk lëviz asnjë milimetër nga identiteti i saj.

“Maqedonia nuk do të pranojë kurrë një zgjidhje të imponuar, dhe nuk mund ta sakrifikojë identitetin e saj për këtë çështje” – ka theksuar Gruevski. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...