Qemajl Mustafa tregon porositë që ia kishte dhënë Lutfi Hazirit kur ia kishte dorëzuar mandatin

PUBLIKUAR

Ish kreu i Gjilanit, Qemajl Mustafa ka shpalosur detaje dhe momentet kur ai ia kishte dorëzuar mandatin Lutfi Hazirit.

“Disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2013, rasti i inspektoratit të ndërtimit në Gjilan ka qenë në shqyrtim disiplinor. Pasi që kisha marr informacione se po ndodhin tejkalime te ndërtimet e larta, kërkova dy herë shpjegim me shkrim nga drejtori i inspektoratit dhe nuk merrja përgjigje të qartë nga ai. U detyrova të formoj komision të veçantë profesional i cili ka dalur në terren dhe për disa javë i ka matur të gjitha objektet dhe i ka krahasuar me pëlqimet urbanistike që investitorët i kanë marr në urbanizëm”, rrëfen Mustafa.

Sipas Mustafës komisioni atëkohë kishte konstatuar që nga 23 ndërtime të larta, 9 kanë qenë me tejkalime.

“Me këtë konstatim material të këtij komisioni unë, si kryepërgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e komunës, të gjithë inspektorët e ndërtimit i kam qitë në komision disiplinor për ta konstatuar shkallen e fajësisë”.

“Ky komision” shton tutje Mustafa, “thuaja e pat përmbyllur punën pak para fushatës zgjedhore po unë pas konsultimeve me të vendosa që akti i vendimmarrjes së komisionit të shtyhet pas procesit zgjedhor”.

“E them me përgjegjësi të plotë që shumica prej 5 inspektorëve kanë qenë për suspendim dhe këtë ia thash qysh në fillim edhe publikisht kryetarit të zgjedhur Lutfi Hazirit. Kryetari, në vend që ta vazhdonte punën me komisionin disiplinor dhe komisioni ta thoshte fjalën e vet në mënyrë të pavarur, e beri një gabim të madh – e ç’formoi komisionin dhe dosjen për inspektoratin e ndërtimit e fshehu ose e zhduki në tërësi”, ka thënë Mustafa për rajonipress.

Mustafa thotë se që tregimi të jetë edhe më qesharak, kryetari Lutfi Haziri, kryeinspektorin e ndërtimit Valon Shefkiun e emëroi për drejtor të urbanizmit.

“Disa herë publikisht i thash kryetarit që ke bërë gabim të rëndë me emërimin e dy drejtorëve. Njëri ishte i shkarkuar nga unë (drejtori i kulturës ) dhe tjetri ishte rast për suspendim (kryeinspektori i ndërtimit Valon Shefkiu). Siç po e shihni rasti ka rezultuar me aktakuzë dhe besoj të jetë mirë e bazuar në fakte. Një kopje të konstatimit të tejkalimeve e kam unë dhe përherë i jam në disponim drejtësisë për ta shpjeguar rastin deri në fund. Anëtarët e komisionit që i kanë konstatuar tejkalimet si edhe anëtarët e komisionit disiplinor janë në disponim poashtu”.

Mustafa mendon se është fortë e rëndësishme që hetuesia dhe drejtësia t`i shkojë këtij rasti dhe secilit rast tjetër deri në fund.

“Prokuroria mua personalisht më ka zhgënjyer me rastin e akuzës që ia bëri pronarit të restorantit “Luxor” për kërcënim ndaj meje. Nuk qe e zonja me e mbrojt aktakuzën të cilën vet e kishte ngritur. Doli shumë qesharake. Të shpresojmë që këtë rast e kanë marr prokurorët e “kthjelltë” e nuk bëjnë vetëm show qysh shpesh e kanë zakon”, thotë Mustafa.

Krejt në fund Mustafa thotë se që në fillim të mandatit të Lutfi Hazirit e kishte sugjeruar këtë të fundit që me vazhdu punën e komisionit dhe mos me vendosë drejtora të inkriminuar. /rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Hoti para kuvendit të jashtëzakonshëm: Do të dalim më të fortë, për ta rikthyer LDK-në si forcën kryesore politike

Ish-kryeministri i Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar para mbajtjes së...

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Asamblistët e Lëvizjës Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj...

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Më 29.07.2026, rreth orës 22:15, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në...