Kosova nuk rrezikohet nga virusi Zika (Video)

PUBLIKUAR

Kosova nuk është e rrezikuar nga virusi Zika. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Mirëpo, ai iu ka rekomanduar qytetarëve që t’u shmangën udhëtimeve në vendet ku ky virus tashme është i pranishëm.

Ai ka thënë së Kosova është e renditur në vendet me rrezik të ulët duke qenë se bartës i këtij virusi janë mushkonjat të cilat në vendin tonë nuk janë të pranishme.

Sidoqoftë, Hoti është shprehur se Instituti Kombëtar të Shëndetësisë po e monitoron këtë situatë.

Ai, me tutje ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar plane strategjike për reagim ndaj paraqitjes së këtij virusi.

Ndërkaq, Skender Syla, drejtor i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se nuk kemi vaksinë e cila do ta parandalonte këtë sëmundje e po ashtu testet e shpejta për verifikimin e saj nuk janë në dispozicion në mënyrë të mjaftueshme.

Duke ju referuar faqes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, virusi Zika është zbuluar në vitin 1947 në Ugandë dhe bartet përmes mushkonjave.

Ky virus ka gjetur përhapje në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra, ndërsa tani është duke qarkulluar edhe në rajonin e Paqësorit, mirëpo sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Kosova nuk është e rrezikuar nga ky virus./Tribuna Channel/

 

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...