Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtyre ditëve ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ajo duket se po kalon pak kohë jashtë angazhimeve të përditshme duke qenë se është mjaft e fokusuar edhe në politikë.
Ndërkohë që po argëtohet nën shoqërinë e disa miqve në shtetin amë, ajo ka ndarë edhe disa fotografi të reja në rrjete sociale.


