Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bllokuar transferimin e Isocs te Arsenali
The Sun shkruan se londinezët kanë bërë ofertë për 23 vjeçarin e lënë anash.
Por, Zidane ka biseduar me lojtarin dhe ka ndaluar një transferim edhe pse drejtuesit e klubit kishin vullnet për këtë gjë.
Isco iu bashkua Realit gjatë verës së vitit 2013 nga Malaga për një shumë prej 23 milionë funtesh dhe bëri 130 paraqitje për gjigantët e La Ligas.


