Asi i Chelseat, Eden Hazard, thotë se ai ishte ndjerë fajtorë për largimin e Mourinhos.
Mourinho u shkarkua nga Chelsea dhe krejt indikacionet e mediave ishin që Hazard ndikoi në këtë largim.
“Unë i dërgova atij një SMS ku i thashë se më vjen keq për largimin e tij dhe se thjesht më erdhi keq për këtë. Ne kemi pasur sukses bashk sezonin e kaluar, por tash më jo”.
“Unë jam ndjerë pak sa fajtor sepse isha lojtari i vitit. Unë kam qenë një prej lojtarëve më vendimtarë dhe këtë vit kam performuar në një nivel më të ulët”, potencoi Hazard. /Telegrafi/


