Kjo është arsyeja pse Zhegrova nuk debuton sonte

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova kishte udhëtuar me skuadrën e tij Lille në Vellodrome të Marseille

Ai pritej që të debutonte sonte me skuadrën e tij, pas transferit të tij nga Basel për 7 milionë euro.

Me paraqitjen e formacioneve zyrtare Edoni nuk ishte as në bankën rezervë të Lille dhe nëpër rrjetet sociale filloi të flitej se pse talenti kosovare nuk është në skuadër, edhe pse kishte udhëtuar.

Por, pas kësaj klubi i Edonit ka dalë me një njoftim në Twitter.

“Edon Zhegrova, i cili ka udhëtuar me ekipin, nuk është kualifikuar ende për të luajtur në këtë ndeshje”, ka shkruar Lille.

Kështu në vend të Zhegrovës, në krahun e djathtë të fushës ka startuar mesfushori qendror, Renato Sanchez. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...