Roma ka arritur që të fitojë me një rezultt tepër të ngushtë kundër Cagliarit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Sergi Oliveira. Kjo fitore e ngrit Romën në pozitën e 6 me 35 pikë, por ende shumë larg pozitës së katër dhe pestë, Atalantas dhe Juventusit që kanë nga 41 pikë
Roma ka arritur një fitore me rezultat të ngushtë kundër Cagliarit në Olimpico sonte.
Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar me një gol epërsi, të cilin e shënoi nga pika e bardh Oliveira në minutën e 33.
Ndeshja filloi furishëm nga Roma, ku Zaniolo sulmoi portën e Cagliarit që në minutën e 5-të të ndeshjes. Romakët kërkuan penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu, pasi që Zaniolo ishte penguar brenda zonës nga lojtarët mysafirë, edhe pse për këtë gjyqtari e shikoi edhe VAR.
Rasti tjetër ideal për Romën do të vinte në minutën e 14-të kur Alessio Cragno, portier i Cagliarit bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Tammy Abrahamit të Romës.
Mbrojtësi i Cagliarit, Dalbert, do ta prekte topin me dorë në zonë. Fillimisht kjo nuk u pa nga gjyqtari, i cili pasi shikoi VAR referoi penallti për Romën në minutën e 32-të të takimit.
Nga pika e bardhë i saktë do të tregohej Sergio Oliveira duke shënuar në minutën e 33-të.


