Alexandre Pato ishte transferimi më i përfolur i Chelseat në afatin e janarit, mirëpo ai mund të mos jetë i gatshëm për lojë për shkak të mosaktivitetit të tij në Brazil.
Sulmuesi është i huazuar te Blutë deri në fund të sezonit, mirëpo ai mund të mos ketë paraqitje të plotë në gjashtë javët e ardhshme, pasi duhet ta kthejë kondicionin.
Sipas The Telegraph, kjo gjë ka nxitur dilema për arsyen e transferimit të tij, kur kihet parasysh se klubi nuk mund t’i shfrytëzojë sa duhet shërbimet e brazilianit.
26-vjeçari nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, ashtu që te Chelsea i është nënshtruar një regjimi rigoroz të fitnesit në mënyrë që të jetë i gatshëm sa më shpejt që është e mundur.
Nëse gjendja e tij fizike ia pamundëson të luajë për disa javë, atëherë ai do të ketë në dispozicion vetëm dy muaj për t’i bindur drejtuesit e klubit anglez që ta blejnë në fund të sezonit. /Telegrafi/


