Interi nuk do ta ketë në dispozicion Stevan Joveticin në ndeshjen e të dielës kundër Hellas Veronas.
Ndeshja zhvillohet nga ora 12:30 në stadiumin Bentegodi dhe Nerazzurrët shpresojnë për pikë të plota.
Mirëpo, Roberto Mancini nuk do ta ketë në dispozicion anësorin malazez, ashtu që pritet të shfrytëzojë Mauro Icardin, Adem Ljajicin dhe Ederin në fazën ofensive.
Skuadra e plotë e Interit:
Handanovic, Carrizo, Berni; Jesus, Telles, Santon, Murillo, D’Ambrosio, Nagatomo, Popa; Kondogbia, Medel, Gnoukouri, Brozovic, Melo; Palacio, Icardi, Biabiany, Ljajic, Eder, Perisic, Manaj, Correia.
/Telegrafi/


