Tuna: Krejt mund të më i mbyllin, vetëm gojën jo

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Ajo ndërkohë po vazhdon ta mbajë aktive lidhjen me ta përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, artistja shkupjane ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur duke pozuar në të zeza.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Në pjesën e sipërme, Tuna kishte të veshur një bluzë të dizajnuar me shumë gjilpëra kapëse.

Ajo u kujdes që edhe në mbishkrimin e fotografisë, ta ndërthurë dizajnin e veshjes së saj me përshkrimin, duke shkruar: “Krejt mund të më i mbyllin me gjilpërë kapëse, vetëm gojën jo”.

 

Me këtë, këngëtarja e hitit “Bileta” sikur deshi të theksojë karakterin e saj të fortë dhe faktin që i thotë gjërat gjithmonë ashtu siç mendon.

Ajo ka qenë shpesh e komentuar për intervistat dhe deklaratat e saj në media, ku është treguar gjithmonë e lirshme në atë se çfarë ka thënë në lidhje me ndonjë fenomen të caktuar apo diçka që lidhet me jetën e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...