Objekti që mban peng liberalizimin: Kushtetuesja s’lëviz vendit! (Video)

PUBLIKUAR

Objekti ku aktualisht ndodhet Gjykata Kushtetuese e që është i destinuar për Avokatin e Popullit të Kosovës, mbetet një nga kriteret e paplotësuara për liberalizim të vizave për Kosovën. Kjo gjykatë ka vendosur që të mos e lëshojë këtë objekt, edhe pse ditëve të fundit u raportua se ata ishin pajtuar që të transferoheshin në Pallatin e Drejtësisë, ku edhe u është ndarë një hapësirë për akomodim.

Tribuna Channel ka mësuar se hapësirë është e gatshme për t’u zhvendosur Gjykata Kushtetuese, por vonesat po bëhen për shkak se në atë hapësirë pritet të vendoset Prokurori i Shtetit.

Ndërkohë, zëvendësministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë se zhvendosja e Gjykatës Kushtetuese nga objekti aktual duhet të bëhet shumë shpejt.

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...