Shqiptari më i urryer në botë: Shkruan certifikata të vdekjes dhe qesh me tragjeditë e të tjerëve (Video)

PUBLIKUAR

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, të enjten nuk pranoi të dëshmojë para një Komisioni hetimor të Senatit amerikan, përkitazi me rritjen dramatike prej pesëmijë për qind të ilaçit Darapin që përdoret kundër SIDA-s. Ky ilaç kushtonte 13.50 dollarë, por Shkreli me kompaninë Turing këtë çmim e ngriti në 750 dollarë vitin e kaluar, duke ngjallur zemërimin e njerëzve kudo në botë.

“Nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje”, tha Shkreli kur Jason Chaffetz, kryetari i Komisionit për Çështjet e Qeverisë, e pyeti se çfarë do të thotë kjo rritje për një grua të vetme, shtatzënë, që mund ta ketë SIDA-n.

Për Shkrelin është ngritur një padi penale në Gjykatën Federale të New Yorkut, e cila e akuzon atë për mashtrim ndaj konsumatorëve.

“A mendoni se ju keni bërë ndonjë gjë të keqe?”, e pyeti Chaffetz.

Por, Shkreli ka thënë se e ka ndërmend vetëm të ndjek këshillat e avokatit të tij. Për më keq, Shkreli atë ditë shkroi në Twitter: “Vështirë të pranojë se si këta të poshtër përfaqësojnë popullin në Qeverinë tonë”, transmeton Telegrafi.

Përkitazi me këtë rast, mediat e njohura botërore, si Channel 4 News dhe Sky News kanë plasuar video, që shpërfaqin mizorinë e Shkrelit, të qeshurën cinike kur republikani Elijah Cummings i thotë se asgjë nuk është qesharake teksa njerëzit po vdesin.

Shkreli e bleu të drejtën e ilaçit Daraprimit, pa çka që nuk ka investuar asgjë në zhvillimin e tij. Ai e rriti çmimin, duke vjedhur paratë e fundit të njerëzve të mjerë, e duke ua bërë më të errët jetën me sëmundje të rënd.

Ndaj, Cummings me të drejtë thotë: “Këto janë para gjaku”.

Por, Shkrelit asgjë nuk i bënte përshtypje. Ai nuk e ndali asnjëherë të qeshurën e tij të poshtër.

Për të kuptuar më mirë mospërfilljen e tij mizore ndaj vuajtjeve të të tjerëve, shikojini videot e postuara më poshtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Më 29.07.2026, rreth orës 22:15, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në...

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...